Një lajm i tv alsat-m publikuar më 28.05.2020 është bërë mollë sherri mes imamit të xhamisë Sulltan Murati në Shkup Dr. Zekerija Bajrami dhe televizionit në fjalë.
Siç pretendon imami lajmi që është publikuar pa dijeninë e tij është një shpifje, dhe ka kërkuar nga drejtuesit e televizionit që të prononcohen që lajmi është shpifje mirëpo Televizioni alsat përveç që ka larguar lajmin nga portali ata nuk kanë dalë me deklaratë për të demantuar lajmin dhe njëherit të kërkojnë falje publike imamit të xhamisë Sulltan Murati Dr. Zekerija Bajrami.
Pas këtij veprimi të televizionit Hoxha Dr. Zekerija Bajrami ju është drejtuar organeve të drejtësisë për shkelje të etikës gazetareske – keqinformin dhe shpifje.
Imami këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook.
“Unë Dr. Zekerija Bajrami, në asnjë rast nuk kam deklaruar që nuk kam marrë pagë nga Reisi, pasiqë kjo, jo vetëm që nuk është e vërtetë,por edhe është e paqëndrueshme sipas rregullores dhe statutit të Bashkësisë Fetare Islame, ngase të gjithë imamët kemi marrëveshje pune me Muftininë e BFI-së, Organ përgjegjës për punën e imamëve, e jo me Rijasetin apo Reisin.
Raporti im dhe kundërshtimet ideologjike dhe fetare (e jo paga ime) me tashmë ish Reis ul Ulemanë, kanë qenë dhe janë të njohura dhe publike për besimtarët.
Me selame dhe nderime.
Dr. Zekerija Bajrami, imam i xhamisë “Sultan Murat” në Shkup.