LAJME

Intervistë ekskluzive/ Bajqinovci: Shoqëria nuk duhet të pranojë dëmin që po i bëhet, populli vetëvendosë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është i bindur se shkelet Kushtetuta, nëse presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mandaton LDK-në për formimin e Qeverisë së ardhshme. Bajqinovci për portalin AtdheLajm ka folur për turbulencat e fundit politike në Kosovë.

Atdheulajm: Çka nëse presidenti Thaçi i’a jep mandatin për kryeministër LDK-së?

Bajqinovci: Ështe e thjeshtë. E shkelë Kushtetutën në një masë që e shkatërron gjithë sistemin politik dhe ngrehinen e rregullave kushtetuese mbi të cilat funksionon demokracia jonë.

Atdheulajm: A mund të ketë protesta nga ana e VV-së, në rast se LDK-ja merr mandatin për formimin e Qeverisë?

M.Bajqinovci: Shikoni, nuk e di se si saktësisht do t’i përgjigjet LVV kësaj situate. Do të ketë takime ku do të diskutohet dhe do të formesohet qëndrimi politik. Por une po e shtroj një pyetje retorike, çfarë duhet te bëjë shoqëria kur institucionet e kapura e shëmbin sistemin kushtetues? Natyrisht se duhet të angazhohet e të mos e lejojë një dëm kaq të madh vendit. Sigurisht në çdo rast un dhe besoj LVV jemi për demokracinë dhe mjetet e format demokratike të reagimit duhet të përdoren në çdo rast kur rrezikohet qënia e saj.

Në pjesën e dytë të intervistës të dhënë për Atdheulajm, deputeti Bajqinovci ka folur për çështjen e emrit të mandatarit dhe VV-së, por edhe për testet e ardhura nga Serbia. Ai thotë se ky fenomoen, i pranimit të pajisjeve medicinale nga Serbia po ndodh me vite te vite.

Atdheulajm:  A do të dërgojë LVV-ja emër tek presidenti për mandatar?

M.Bajqinovci: I kemi kërkuar Presidentit që ta specifikoj bazën kushtetuese sepse nuk ka qartësuar se në bazë të cilës dispozite e ka kërkuar mandatarin.

Atdheulajm: Na flisni pak për testet e ardhura nga Serbia, si hynë në Republikën e Kosovës, a shkruante në dokument Republika e Kosovës apo hynë pa reciprocitet?

M. Bajqinovci: Nuk jam krejtësisht i informuar për detajet. Por kam informacione se hyrja e produkteve dhe pajisjeve medicinale nga Serbia në Kosovë është diçka që ndodhe me vite e vite të tëra në baza javore. Madje, vetëm tash zgjodhen ta denoncojnë publikisht këtë, besoj e kuptoni moralin e kësaj kritike.

Në pjesën e fundit të intervistës, Bajqinovci ka folur edhe për faktin nëse mund ta shohim si kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhëshme por edhe për çështjen Vjosa Osmani dhe LDK.

Atdheulajm:  Në rast se ka zgjedhje të parakohshme a do te kandidoni pësrseri?.

M. Bajqinovci: Ështe vendimmarrje që është e rregulluar me procedura të Statutit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Atdheulajm: Vjosa Osmani po kundërshton LDK-në, a ka gjasa që ajo dhe grupi i deputetëve që votuan kundër mocionit për rezimin e Qeverisë të kandidohen në zgjedhjet e ardhëshme nën ombrellën e VV?

M.Bajqinovci:  Nuk ka asnjë lloj diskutimi të tillë dhe për mendimin tim nuk ka pse të ketë. Ne, e besoj edhe Vjosa Osmani me deputetet që permendët, nuk janë të bindur se e gjithë LDK-ja është në një gjendje në të cilën s’mund të ketë reforma politike për të ardhmen. Aty është një problem me udheheqjen e asaj partie që e ka marr peng udheheqja e saj dhe e drejton në procese që janë edhe kundër vendit edhe kunder vet LDK-së. Kështu ne me gjithë vleresimin për bashkëpunimin e mirë me znj. Osmani, besoj edhe nga vet ajo, nuk shihet e nevojshme qe znj. Osmani të ndërroj përkatsi politike. Unë nuk besoj në një variant të tillë.

Përgatiti: Mevludin Imeri

www.Atdheulajm.com

 

LEAVE A RESPONSE