LAJME

Ja çka thotë deputeti i VV-së për arsimin në Kosovë

Ditë më parë disa nxënëse nuk u lejuan të regjistrohen në njërën nga shkollat e mesme në Kosovë,me arsyetimin se kishin shaminë mbi kokë. E për këtë pati reagime të shumta, transmeton IndeksOnline. Në mesin e atyre që kanë reaguar është edhe deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka. Uka ka thënë në një vend ku kualiteti i arsimit ka prekur fundin, dikush ka zgjedh të merret me mbulesën e nxënësve. Ai ka thënë se Kosova është një vend ku poshtërohemi në testet e PISA-s, lexohet pak e kuptohet edhe më pak. “Por, në vend të adresimit të këtyre problemeve, dikush paska zgjedhur që të merret me mbulesën dhe të shkel me të dyja këmbët në të drejtat e vajzave në Kosovë.
Pra, më e rëndësishme na qenka çfarë ke mbi kokë se sa në kokë! Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e papranueshme”,ka shkruar Uka.

Postimi i plotë i tij:

Kualiteti i arsimit në Kosovë ka prekur fundin, poshtërohemi në testet e PISA-s, lexohet pak e kuptohet edhe më pak, përdoren metoda të vjetra e mësohet përmendësh,  nxënësit etiketohen dhe ngacmohen, dhuna e rrethon shkollën. Por, në vend të adresimit të këtyre problemeve, dikush paska zgjedhur që të merret me mbulesën dhe të shkel me të dyja këmbët në të drejtat e vajzave në Kosovë. Pra, më e rëndësishme na qenka çfarë ke mbi kokë se sa në kokë!Kjo është thjeshtë e turpshme dhe e papranueshme.

LEAVE A RESPONSE