LAJME

Ja kur pritet të ekzekutohen 170 eurot e pakos ekonomike

170 eurot e shumë pritura nga qytetarët, të cilat metën të bllokuara për shkak të mos kalimit të deritanishëm të rishikimit të buxhetit, tash pritet të ekzekutohen pasi buxheti i rishikuar u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi. Megjithatë, përkundër se buxheti i rishikuar për vitin 2020 është miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës, ai do të hyjë në fuqi vetëm pas dekretimit nga Zyra e Presidentit dhe publikimit në Gazetën zyrtare. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka treguar si si vazhdojnë procedurat tash pas votimit në Kuvend.

“Secili Ligji pasi të hyjë në Kuvend ka edhe një procedurë tjetër për të hyrë në fuqi. Presidenti i Kosovës ka shtatë ditë ose tetë afat për ratifikim, besoj për shkak të situatës do të kërkojmë nga Zyra e Presidentit që ligji të ratifikohet me një afat më të shkurt… Janë gjëra në këtë moment që nuk varen nga ne, varet …….nga Zyra e Presidentit se kur ai do ta dekretojë dhe të shpallet në gazetën zyrtare. Në momentin që kjo ndodhë, ne si Ministri dhe Thesari është i gatshëm që të fillojë me ekzekutimin e pagesave”, ka treguar Bajrami.

Në një përllogaritje të thjeshtë edhe nëse Zyra e Presidentit e konsumon të gjithë kohën që ligjërisht ka të drejtë, atëherë në fund të javës tjetër duhet të dekretohet sepse arrin afatin ligjor./Insajderi.com

LEAVE A RESPONSE