LAJME

Kadri Veseli: Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbledhur Kryesinë Qendrore të PDK-së.

Nga atje Veseli kritikoi rivalët e tij politikë edhe atë e bëri duke përdorur sloganin e njërit prej tyre.

 

 

“Me hajna dhe rrenca nuk ka shtet”, tha Veseli në Skenderaj duke iu referuar parullës së Vetëvendosjes.

“Disa parti po mundohen me fjalë, urrejtje, mospunë dhe mashtrime të pushtojnë mendjet e qytetarëve. E kanë bërë ideal, kauzë për të fituar për vete, luftën brenda shqiptareve, mu në kohën e një ballafaqimi jo të lehtë në përmbylljen e pa kompromis të shtetësisë sonë me Serbinë dhe anëtarësimin ne OKB: Kjo nuk është duke u bërë pa qëllim, kjo nuk e ndihmon Kosovën përballë Serbisë, kjo e rrezikon Kosovën!”.

Por, duke kritikuar Qeverinë Kurti, Veseli tha se ai me PDK-së do të mbajnë lidhje të ngushtë me miqtë ndërkombëtarë.

“Ne, PDK-ja, do të vazhdojmë përpara pa kompromis! Përkushtimi ynë do të jetë edhe për një partneritet të qëndrueshëm me miqtë tanë ndërkombëtarë, posaçërisht me SHBA-të, që Qeveria e shkuar i dëmtoi skajshmërisht, duke e rrezikuar edhe qenien shqiptare në Ballkan”.

LEAVE A RESPONSE