Kastrati: Ky Kurti, kjo Vjosa po punojnë për Rusinë me dilemën “jalla Amerika s’koka bash e mirë për neve”
Deklaratat e profesorit Ardian Kastrati ndaj kundërshtimeve të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, po vazhdojnë të bëhen virale. Njëra nga to është edhe kjo:
“Qita analista pro-serbë, qiky Kurti, qikjo Vjosa, qita nëpër parti tjera që i përmende ti, këta janë tuj punu për Rusinë le t’ma citojnë nëpër portale, tuj punu për Rusinë se e kanë arritë dilemën, jalla Amerika s’koka edhe bash e mirë për neve shqiptarëve, dhe e gjanë se këtu ka pak material religjizore, e gjen dhe ky është momenti kur po dojna me u tregu mosmirënjohës ndaj atyne që na kanë cliru se pa ta s’kishim mujtë me marrë frymë”, ka thënë ai./Periskopi/