LAJME

Katër persona në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Në Kosovë tashmë zyrtarisht numri i të infektuarve me Covid 19 ka arritur në 362 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të dielën mbrëma edhe për 79 raste të reja me koroanvirus.

Sipas institutit të gjitha rastet janë persona kontakti të rasteve të mëhershme të konfirmuar pozitiv.

IKSHPK thekson se janë 59 pacientë janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

Ndërsa, aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 53 pacientë, prej të cilëve katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur për Insajderin, infektologu, Valbon Krasniqi.

Sipas tij, gjashtë prej të shtruarve në Klinikën Infektive janë me oksigjenoterapi.

“Në Klinikën Infektive tani momentalisht t kemi 53 pacientë të shtrirë që janë konfirmuar me COVID 19. Prej tyre gjashtë i kemi me oksigjenoterapi krahas terapisë mbështetëse, ndërkohë që katër të tjerë i kemi në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive dhe janë në gjendje të rëndë dhe ne e vlersojmë si gjendje kritike”, ka thënë Krasniqi, për Insajderin.

Sipas tij, gjendja e personave të tjerë që janë duek u trajtuar në klinikë është stabile.

“Gjendja e të tjerëve është e mirë. Është e qëndrueshme dhe janë stabil  për momentin. Të tjerët që kanë rezultuar pozitiv pos këtyre që janë në Klinikën Infektive janë në vetizolim në shtëpitë e tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur se a pritet që sot të lirohet ndonjë pacient dhe a ka të shëruar, Krasniqi ka deklaruar se pothuajse çdo ditë ka raste të pacientëve që shërohen.

“Po pothuajse për çdo ditë tani ne kemi raste që shërohen, varësisht i presim rezultatet e testeve për shkak që për ta konsideruar një person të shëruar plotësisht pra pacienti duhet të ketë edhe dy teste negative të një pasnjëshme”, ka thënë ai.

Ekspertë të shëndetësisë, infektologë, epidemiologë e mikrobiologë kanë ngritur alarmin te qytetarët që t’iu përmbahen këshillave dhe të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancën sociale, për të shmangur këtë pandemi.

LEAVE A RESPONSE