LAJME

Këshilltari i kryeministrit thotë se do t’i kthehemi masave kufizuese pasi u mbush Klinika Infektive

Duket që periudha e hapjes në Kosovë nuk ka mundur të shkojë më keq. Këshilltari i kryeministrit Hoti, Visar Berisha, ka bërë paralajmërimin e masave të reja restriktive pas rritjes së numrit të personave të konfirmuar me Covid-19 në vend. 

Sipas z.Berisha, Klinika Infektive është mbushur plot ndërsa rastet janë të shumta.

“Për fat të keq, nuk mbetet gjë tjetër veç kthimi i masave restriktive, sa më parë!” –  ka thënë z.Hoti, përcjell Periskopi.

Për një gjë të tillë ai ka fajësuar qytetarët që nuk kanë vënë maskë në fytyrë dhe kanë refuzuar të mbajnë distancën fizike.

Statusi i plotë: 

Per fat te keq problemi kryesor ne krejt kete ngritje numrash me COVID-19 eshte nje refuzim sistematik e strukturor i mbajtjes se maskes ne fytyre dhe distancimit fizik, ne te gjitha nivelet dhe nga te gjithe.

Nuk ka fuqi monitoruese qe kontrollon refuzimin si fenomenologji kulturore. Jo 200 profesionistë shtesë bashke me te gjitha trupat inspektuese por asnje mekanizem ligjzbatues s’mund ta luftoj refuzimin ndaj rregullit, disiplines e pergjegjesise.

Klinika Infektive eshte mbushë. Rastet jane shume. Per fat te keq nuk mbetet gje tjeter vec kthimi i masave restriktive, sa me pare!

LEAVE A RESPONSE