LAJME

Këshilltari i Thaçit tallet me Besnik Bislimin: Meriton çmimin Nobel – VIDEO

Deklarimet e ministrit të Financave, Besnik Bislimi, se Kosova aktualisht ka shënuar përqindjen me të ulët të papunësisë që nga viti 1999 ka nxitur reagime të shumta.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe këshilltari i Presidentit Thaçi, Artan Behrami, i cili përmes një statusi në tëitter është tallur me ministrin duke thënë se e meriton çmimin Nobel, përcjell Periskopi.Behrami ka theksuar se një deklaratë e tillë e ministrit të Kurtit vjen në kohën kur të gjitha shtetet po përballen me recension ekonomik dhe papunësi si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Postimi i Behramit në twitter:

Ministri i Kurtit Meriton çmimin Nobel për Ekonomi. Ai ka thënë se Qeveria ka bërë uljen më të madhe të papunësisë që nga viti 1999, në kohën kur të gjitha vendet po përballen me papunësi e recesion. Kështu i konsideron ministri Bislimi qytetarët: Budallenj që nuk e kuptojnë baziken.

LEAVE A RESPONSE