LAJME

Komuna e Malishevës ndihmon me barna të prekurit me COVID-19

Të prekurit me COVID-19 në Komunën e Malishevës, të cilët trajtimin e bëjnë në shtëpi, krahas koronavirusit përballen edhe me sigurimin e ushqimeve dhe barna, pasi familjet e tyre nuk mund të lëvizin jashtë shtëpive.

Për këtë qëllim Komuna e Malishevës në vazhdimësi përkujdeset për nevojat e këtyre personave dhe këtyre familjeve, duke siguruar ushqimet dhe barnat e nevojshme për ta.

Sikur ditëve tjera, edhe sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Këshillit Komunal për Menaxhimin e situatës me COVID-19, i ka ndihmuar disa prej familjeve të cilat kanë pasur nevojë për furnizim me barna.

“Këta persona dhe familje nuk mund të dallohen nga pjesa tjetër e shoqërisë dhe ne si komunë kemi obligim që të kujdesemi, pasi përveç që nuk mund të vetë furnizohen, këta kanë nevojë edhe për përkrahje morale dhe këtë jemi duke e bërë në vazhdimësi, pasi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe gjithashtu edhe furnizimin e kanë të vazhdueshëm sipas nevojave që kanë”, tha Berisha, gjatë dërgimit të barnave për disa nga këto familje.

LEAVE A RESPONSE