Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, krenohet se është politikani më i ndjekur Kosovar në Facebook dhe thotë se kjo është nder për të.
“Të jesh politikani kosovar më i ndjekur në Facebook është një nder për mua. Unë jam mirënjohës për të gjithë ju që komunikoni me mua. Pavarësisht çfarë, vazhdoj gjithmonë të jam vetvetja: i thjeshtë, i sinqertë dhe komunikues me të gjithë. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje dhe fundjavë të këndshme!”, thotë ai.