Anëtarja e Partisë Social-Demokrate, Natyra Kuqi, ka kritikuar Qeverinë Hoti për ndalimin e lëvizjes së lirë gjatë orëve të natës. Qeveria e kishte marrë një vendim të tillë në kuadër të luftës kundër pandemisë Covid-19, por kjo ka afektuar klasën punëtore të vendit dhe shumë biznese të vogla. Kuqi pretendon se një efekt tjetër i saj është pushimi nga puna i më shumë “se gjysmës së punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura”, përcjell Periskopi.Ajo pretendon se pandemia ka prekur ndryshe shtresën e varfër të vendit, ndërkohë që shtresa e pasur vazhdon të pasurohet.Sipas saj, Qeveria Hoti ka mbështetur pakicën e pasur ndërsa ka shtypur shumicën e varfër.
Statusi i plotë:
Kanë kaluar 41 ditë prej kur qeveria Hoti e cënoi lirinë e lëvizjes së lirë gjatë natës. Efekti i saj po garanton që bizneset e ndryshme të pushojnë nga puna më shumë se gjysmën e punëtorëve të cilët po mbesin pa të ardhura.Pandemia i ka prekur ndryshe të varfërit që luftojnë të mbijetojnë çdo muaj e ndryshe të pasurit që kanë luksin të stagnojnë ekonominë sepse për vete vazhdojnë të pasurohen.
Qeveria Hoti zgjodhi të mbështes pakicën e pasur e vazhdon të shtyp shumicën e varfër.