LAJME

Kurti i kundërpërgjigjet Isa Mustafës,ja çfarë i thotë

Janë bërë pesë vjet prej që në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në prani të shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen për Telekomunikacionin, marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Për këtë ka shkruar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka sulmuar kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa, duke thënë se marrëveshja për Asociaciaonin e komunave me shumicë serbe “erdhi për shkak se njerëz të papërgatitur, pa kërkesa ndaj Serbisë e pa platformë të Kosovës, e bënë shtetin tonë shumë më tepër temë sesa palë në bisedime’.

Megjithatë, për dallim nga viti 2015, Kurti nuk e ka quajtur superkriminel Isa Mustafën.

“Ky njeri është kriminel, ky njeri e ka shkel Kushtetutën, ky është superkriminel – ai që e shkel Kushtetutën është super kriminel nuk ka kriminel sot më të madh nëpër burgje se Mustafa, që e ka shkel Kushtetutën e po tërhiqet. E ka kap njëfarë lakime e jashtëzakonshme në pleqëri kjo është taksirat i madh”, ishte dëgjuar të ketë thënë Kurti në një video  duke ofenduar rëndë kryeministrin e atëhershëm të Kosovës. /Periskopi/

LEAVE A RESPONSE