LAJME

LAJMI I FUNDIT: Viktima nga Velesi del pozitiv me Covid-19, virusi i pranishëm që nga Viti i Ri

Njëra nga dy viktimat e familjes Manoilova që u gjetën të vdekur në apartamentin e tyre në Veles ka rezultuar pozitiv në testin e virusit CoVid-19.

Burime të Alsat bëjnë të ditur se zonja 79 vjeçare ka vdekur si pasojë e virusit, ndërsa i biri saj i cili gjithashtu u gjet i vdekur ka rezultuar negativ në test.

Fqinjët e pallatit ku ka jetuar familja Manoilova kanë denoncuar rastin si pasojë e erës që ka kundërmuar nga hapësirat e apartamentit.

Sipas tyre, dy familjarët për herë të fundit janë parë para festave të fund-vitit. Nga Prokuroria Themelore e Velesit thonë se autopsia e viktimave ka mbaruar dhe se tani po pritet obduksioni toksikologjik.

Fqinjët thonë se institucionet nuk kanë zhvilluar anketa epidemiologjike me banorët e pallatit.

Rasti në fjalë ngre dyshimet nëse virusi CoVid-19 ka qenë aktiv nga muaji dhjetor, gjë për të cilën ishte diskutuar edhe në mbledhjen e atëhershme të Komisionit për sëmundje infektive.

 

 

LEAVE A RESPONSE