Lufta në Bosnje: Ratko Mladic apelon kundër dënimit ku është akuzuar për genocid ndaj muslimanëve Boshnjak
Ish komandanti serb i Bosnjës Ratko Mladic ka filluar të apelojë kundër dënimit të tij për genocid dhe krime kundër njerëzimit, në një seancë gjyqësore ku tre prej gjyqtarëve po marrin pjesë përmes lidhjes me video.
Seanca dëgjimore dy-ditore tashmë është vonuar nga çështjet shëndetësore të Mlladiç dhe pandemia e koronavirusit.
Mladic u burgos me jetë në vitin 2017.
Ai drejtoi forcat gjatë masakrës së muslimanëve boshnjakë gjatë luftës së viteve 1990 në Bosnje.
Mladic, 78 vjeç, u paraqit në gjykatë të martën, fillimisht i veshur me një maskë kirurgjikale. Ai do t’i drejtohet gjykatës në Hagë për 10 minuta të Mërkurën.
Ndërsa filloi seanca e së martës, avokatët e tij i thanë gjykatës së KB se procedurat nuk duhet të shkojnë përpara derisa një ekip mjekësor të kishte rishikuar aftësinë e tij për të marrë pjesë. Ata argumentuan se ai ishte dënuar gabimisht për “incidente të paplanifikuara” të bëra si akuza gjatë gjykimit të tij.
I dënuar fillimisht në 10 akuza, prokurorët thonë se ai gjithashtu duhet të shpallet fajtor për genocid ndaj Boshnjakëve dhe Kroatëve në 1992.
Gjyqi duket se është prekur nga çështje teknike. Kryetari i trupit gjykues Prisca Matimba Nyambe, i cili ishte në mesin e gjyqtarëve duke ndjekur procedurat përmes lidhjes video, tha në një moment që ajo nuk ishte në gjendje të deshifronte fjalët e avokatit mbrojtës dhe do të duhet të mbështetej në transkriptet. Në një moment avokati i mbrojtjes Dragan Ivetic u ankua se nuk mund të komunikonte me klientin e tij “ose të jetë i sigurt se ai është në gjendje të ndjekë me përpikëri procedurat”.