LAJME

Mbështetje financiare për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga familjet me të ardhura të ulëta

Mbështetje në para do të marrin të rinjtë nga 16 deri në 29 vjet të cilët vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta. Qeveria miratoi tre dekrete të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me të cilat detajizohet realizimi i masave për mbështetjen e të rinjve të kësaj moshe qëllimi i të cilëve është përmirësimi i standardit të nxënësve dhe studentëve, përforcimi i fuqia e tyre blerëse dhe për zhvillimin e IT-aftësive që do t’u ndihmojnë për qasje më të lehtë deri tek tregu i punës.

Siç kumtoi në konferencën për shtyp, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, dekreti i parë është për ndarje nga 3.000 denarë për furnizimin e pajisjes shkollore (për shkrim, vizatim, lektyra, këpucë sportive dhe bluza për arsim fizik…). do të mund ta marrë çdo nxënës i rregullt i regjistruar në vitin shkollor 2020/2021 në shkollat e mesme, i cili është më i madh se 16 vjet në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Dekreti dhe vjen nga një familje e cila në vitin 2019 ka pasur të ardhura mesatare mujore sipas të gjitha bazave jo më të larta se paga mesatare për muajin mars të vitit 2020. Do të aplikohet në platformën  www.digitalizirajse.mon.gov.mk ku do t’i bashkëngjitin edhe dokumentet e nevojshme me të cilat konfirmohet realizimi i kushteve.

Afati për paraqitje është dhjetë ditë pasi platforma do të jetë e aktivizuar, ndërsa për këtë në mënyrë shtesë do të informohet. Lista përfundimtare e shfrytëzuesve do të publikohet më së voni deri më 10 shtator dhe në afat prej tre ditëve do të fillojë pagesa e mjeteve, të cilat do të duhet të shfrytëzohen më së voni deri më 15 tetor dhe vetëm për qëllimin për të cilin janë ndarë. Do t’iu transferohen kartela pagesore për prodhime dhe shërbime vendore, ndërsa nëse nuk e posedojnë, në mënyrë shtesë do t’u jepet. Nëse nuk i shfrytëzojnë paratë, ato do të tërhiqen nga bankat dhe do të kthehen në MASH.

Dekreti i dytë është për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 6.000 denarëve për studentë nga familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa do të dedikohen për mbulimin e një pjese të pjesëmarrjes për studim ose për akomodim në konvikte ose për akomodim privat. Kusht bazë është që studenti të jetë i regjistruar në ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë në vend dhe familja e të cilit në muaj në vitin 2019 sipas të gjitha bazave nuk ka të ardhura më të larta se paga mesatare për të punësuar në mars të vitit 2020.

Mjetet do të shfrytëzohen vetëm për njërin prej opsioneve të ofruara. Për pjesëmarrje për studime paguhen në llogari të institucionit, ndërsa për akomodim – në llogari të konviktit ose ku është i akomoduar privatisht. Paraqitja është në platformën e njëjtë – www.digitalizirajse.mon.gov.mk do të mund të paraqiten nga 1 deri më 10 tetor, ku do t’i bashkëngjitin dokumentet e nevojshme. Listën përfundimtare për studentë që do ta marrin këtë mbështetje financiare do të publikohet më së voni deri më 5 nëntor të vitit 2020.

Ministri Ademi apeloi deri tek të rinjtë të kos e lëshojnë këtë mundësi, ndërsa sipas vlerësimeve do të përfshihen rreth 100.000 shfrytëzues./MIA

LEAVE A RESPONSE