“Mësimi online”, Muhamed Zekiri kundërshton ministrin e arsimit, Arbër Ademi: Vajza ime nuk ka zhvilluar asnjë orë online
Deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Muhamed Zekiri ka kundërshtuar ministrin e Arsimit, Arbër Ademi sa i përket mësimit në distancë ose mësimit online.
Zekiri ka kundërshtuar deklaratën në të cilën, sipas Zekirit ministri ka thënë se nuk ka shkollë në të cilën nuk zhvillohet mësim online.
Zekiri më tej ka shtuar se në shkollën “Ismail Qemali”, në të cilën mëson vajza e tij, nuk është zhvilluar asnjë orë online.
Postimi i plotë i deputetit të LSDM-së, Muhamed Zekiri
https://www.facebook.com/muhamed.zekiri/posts/10160105723649466

