Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka paditur për shpifje ish-drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar, Rrahim Ramën.
Lajmin e konfirmoi për KOHËN ministrja Haxhiu, derisa tha se me të “ballafaqohet në gjykatë”.
“Të premten kam dërguar padi për shpifje kundrejt tij. Me të ballafaqohem në gjykatë”, tha Haxhiu. Rama mbrëmë në Interaktiv drejtoi akuza ndaj ministres Haxhiu. Atë, madje e ka quajtur “seksere të Faton Dalladakut”.