Lideri i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se sot është dëshmuar se shteti i Kosovës po funksionon.
Mustafa në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Kushtetuese është treguar shumë e përgjegjshme.

“Konsideroj se vendimi duhet të përkrahet e zbatohet dhe se vendimi është në dobi të forcimit të demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës”.
Kryetari i LDK-së thotë se pret që vendimi të pranohet nga të gjithë pasi është përfundimtarë dhe nga instanca më e lartë e shtetit të Kosovës.
Mustafa ka thënë se vendimi i Kushtetueses nuk është në dëshirën e Vjosa Osmanit apo dikujt tjetër.
“Thirrja e seancës nuk është çështje vullneti personal e kryetares së Kuvendit apo dikujt tjetër. Me rregullore të Kuvendit nëse 40 deputetë kërkojnë seancë ajo duhet të mbahet”, tha Mustafa./Telegrafi/


