Uncategorized

Ndërroi jetë një paciente nga Labënishta, janë regjistruar 25 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mbrëmë një paciente nga Labënishta ka vdekur në moshën 65 vjeçare në Klinikën për sëmundje infektive dhe sëmundje febrile në Shkup. Pacientja kishte sëmundje të mëparshme – komorbiditete: sëmundje pulmonare obstruktive kronike, diabet, probleme me zemër dhe mbipeshë.

Lidhur me pacienten që vdiq të dielën në mëngjes në një spital në Strugë dhe të cilës pas vdekjes iu morëm kampione ishte pozitive për Kovid-19, theksojnë nga Ministria.

Në 24 orët e kaluara, 25 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend edhe atë në Shkup – 7, Kumanovë – 7, Prilep – 2, Tetovë – 5, Strugë – 2, Gjevgjeli – 1, Koçan – 1, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 arrin 354 pacientë.

Sipas vendbanimeve, deri më tani raste të KOVID-19 janë regjistruar në Shkup – 183, Kumanovë – 54
Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 12, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 1, Koçan – 1.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë realizuar 257 teste, nga të cilat: përmes Institutit të Shëndetit Publik – 131, përmes Fakultetit të Veterinarisë – 25, Biotek – 24, Klinikës “Jan Mitrev” – 2. Deri më tani janë kryer gjithsej 3,775 teste të Kovid-19, qëndron në komunikatë.

LEAVE A RESPONSE