Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 44-vjeçar dhe vajza e tij, 9-vjeçare janë mbytur në det.
Ndërkohë e mitura ka dalë e gjallë në breg të detit dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ka ndërruar jetë.
“Më datë 26.08.2020, rreth orës 18:00, në Rrushkull, Durrës, shtetasi Dh.B., 44 vjeç dhe shtetësja e mitur M.B., 9 vjeçe, (baba dhe vajzë), dyshohet se janë futur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Dh.B., ndërsa shtetësja M.B., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftimin e policisë, por pak minuta më vonë spitali kumtoi vdekjen e vajzës.