Kryetarja e Kuvendit ë Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar votën e deputetëve për të votuar amendamentin e saj, ku qeveria obligohet që tu siguroj qytetarëve maska shumë përdorimshme falas. Mirëpo këtë ia kanë pamundësuar deputetët e partisë së saj LDK-së. Ata votuan kundër këtij amandamenti. Sipas saj e vështirë është të kuptohet se si deputetët refuzojnë një amandameti të tillë që është në të mirë të qytetarëve.