LAJME

Nuk pranoi të jetë ministër: Abdixhiku i dorëzon detyrën e Ministrit të Infrastrukturës Arban Abrashit (VIDEO)

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të enjten ka pranuar detyrën nga ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj COVI-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga MI.

Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje.

LEAVE A RESPONSE