LAJME

Osmani: Thaçi më ka anashkaluar si kryetare e Kuvendit (VIDEO)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha sot në nivel institucional nuk ka asnjë arsye të mos takohet dhe përgjigjet institucioneve të vendit, duke aluduar kështu në presidentin Hashim Thaçi, por sipas saj në nivel të bashkëpunimit politik është botërisht e ditur që ka mospajtime të thella me mënyrën se si e bën politikën dhe e përfaqëson vendin.

“Unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese… shpresoj shumë në integritetin profesional të këtyre gjyqtarëve… Në momentin që kemi përgjigje nga Gjykata Kushtetuese,  gjithçka varet nga kjo. Sa i përket raporteve me presidentin nuk ka pasur kërkesë nga ana e tij që të takohemi, ose bashkërendojmë ndonjë vendim, as për çështje të rëndësisë nacionale. Kur ka ftuar për konsultime lidhur me tema që janë të rëndësisë nacionale ka ftuar krerët e partive, por jo të institucioneve, më ka anashkaluar mua si kryetare të Kuvendit”, tha ajo.

LEAVE A RESPONSE