Pasi u propozua për kryeministër konsensual Murat Jashari, vjen edhe reagimi nga Familja Jashari
Emri i Murat Jasharit sot ishte temë e lajmeve vendore si kandidat për kryeministër në Qeverinë e përkohshme.
Kështu të paktën kanë propozuar disa figura kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë shprehur se përfaqësuesi më i denjë për këtë post do të ishte njëri nga familja emblematike e kombit tonë, siç është Murat Jashari.
Rreth këtij propozimi, për klankosova.tv foli kushëriri i të lartcekurit, përndryshe edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili u shpreh se “për situatën ku jemi, ndoshta s’është ide e keqe”.
Megjithatë, ai mendon se për këtë fillimisht është dashur të njoftohej Murat Jashari dhe më pas të jepeshin deklarata mediatike.
“Paraprakisht është dashur të konsultoheshin me Muratin. Liburnin e dëgjova, apo kushdo qoftë qe e ka propozuar, besoj qe e ka pasur me qëllim të mirë, por ishte dashtë me u ulë e me bisedu me Muratin. Ma merr mendja që nuk kanë folur paraprakisht me të”.