LAJME

Për meraklitë e kafesë – ja kur hapen kafiteritë në Kosovë

Pirja e një kafeje në mëngjesi para nisjes së punës, me kolegë apo shoqëri është thuajse rutinë e secilit, por që përhapja e pandemisë globale Covid-19 bëri që të gjitha kafiteritë të mbyllen.

Nga 18 maji, kur nis faza e dytë e implementimit të masave lehtësuese, do të hapen kafiteritë ku qytetarët do të mund të marrin kafe me vete.

Ndërsa, me implementimin e fazës së tretë, e cila fillon së zbatuari me 1 qershor, do të hapen të gjitha kafiteritë, ku gjithë qytetarët do të mund t’i frekuentojnë ato dhe t’i kthehen rutinës së tyre.

LEAVE A RESPONSE