Ngjarjet e fundit në politikë duket se i kanë lënë të pakënaqur votuesit e LDK, sidomos ata në lagjen Kodra e Trimave.
Siç mirret vesh, disa banorë afër degës së parë të LDK në Kodrën e Trimave, dyshohet ta kenë nisur një aksion si shenjë mbështetjeje për më të votuarën e LDK-së, Vjosa Osmanin.
Pakënaqësia më e madhe lindi kur Vjosa Osmani, personi më i votuar në LDK, e po ashtu kandidate për Kryeministre, u la anash nga krerët e partisë së saj. – shkruan Kosovo Insights.
Para dy ditësh, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kishte mbledhur Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie me ç’rast Vjosa Osmani me 70 vota të KP ishte shkarkuar nga pozitat drejtuese në parti.
Mirëpo, duket se anëtarësia e LDK-së tashmë është ndarë në dy grupe, në ata që e mbështesin Vjosa Osmanin dhe të tjerët që mbështesin kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Siç ka raportuar KosovoInsights gjatë ditës së djeshme në zyret e Degës së parë të LDK-së janë hequr fotografitë e Vjosa Osmanit. Ndërsa, në anën tjetër pikërisht në këtë degë, kanë filluar të shkruhen parulla kundër Isa Mustafës dhe në mbështetje të Vjosa Osmanit.
Pakënaqësia me shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse ka rezultuar në atë që mbështetësit e LDK-së ta shpreh revoltën përmes shkrimeve nëpër mure, duke kërkuar kështu që udhëheqjen e LDK-së ta marrë Vjosa Osmani.
Parullat që u panë nëpër mure ishin këto:
“Me Vjosën”
“Poshtë Isa Mustafa”
“Ku është Vjosa jemi ne”
“Me Vjosën jo me Isën”
Votuesit e LDK përmes këtyre shkrimeve nëpër mure kanë kërkuar që partia të udhëhiqet nga Vjosa Osmani.
Ndërsa përmes fjalës “Ku është Vjosa jemi ne” të pakënaqurit kanë shprehur gatishmërinë që në rast se Vjosa Osmani krijon partinë e saj atëherë edhe ata do ta ndjekin.
Këto janë fotot e dërguara nga banorët e lagjes.