Bota

Policia amerikane vret shqiptarin, publikohen pamjet e rënda (VIDEO)

Një shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ekzekutuar nga policia. Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e filmuar në New Yersey kur edhe ka ndodhur incidenti tragjik.

Mësohet se personi i ekzekutuar është identifikuar si Luan Agolli, 42-vjeç. Incidenti i së enjtes në Rrugën Carroll, u bë publik pasi disa banorë pranë vendngjarjes, regjistruan videon ku shihet se 42-vjeçari mban një armë në dorë.

Siç shkruajnë mediat vendase, Agolli injoroi urdhërat e policisë për të hedhur armën në tokë. Tre nga katër oficerët e policisë në Paterson të cilët raportohet se kanë qëlluar me armë shqiptarin, ishin policë veteranë të qytetit, shkruan North Jersey.

Rasti në fjalë është ende nën hetim, ndersa në një komunikatë zyrtare, thuhet se shqiptari ka ngritur armën para se të qëllohej ndaj tij.

Për më tepër ndiqeni videon:
https://youtu.be/akdjr-8gz4w

LEAVE A RESPONSE