Bota LAJME

Pse Greqia duhet të jetë shembull për menaxhimin e krizës Covid-19

Dhjetë vite më parë, Greqia u përball me një krizë shkatërruese financiare,e cila e sollli vendin në gjunjë, shkruan Euronews.

Një dekadë pas, ekonomia e këtij vendi duket te jetë shumë e brishtë, dhe sistemi shëndetësor I shkatërruar. Me një popullsi të plakur dhe një ekonomi të mbështetur ne turizëm, shteti ishte shumë I kujdesshëm në menagjimin e situatës dhe pasojat e mundshme të pandemisë së Covid-19.

Kështu, Greqia kishte bërë shumë kujdes në rregullimin e kësaj krize. Zyrtarët në këtë vend vendosën bllokime dhe rregulla, të cilat qytetarët I respektuan. Si rezultat ish kryeministri grek George Papandreou tha për Euronews, se Greqia duhet të jetë shembull për vendet e tjera.

“pasi kaluam një krizë të ngjashme dhjetë vite me parë, populli kuptoi se sakrificat dhe vendosja e kufuzimeve sa më herët do të jap rezultate të mëvonshme. Kështu ne krijuam një konsensus, të cilin do ta respektojmë deri në fund për t’ia dalur së bashku”, tha ai për Euroneës.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë udhëheqësve, që të tregojnë unitet, në mënyrë që të krijojnë besim tek qytetarët. Dhe sipas tij, nëse besimi zhvillohet në mesin e qytetarëve, atëherë kjo do të jetë një nga mjetet themelore për rikuperim. Ai gjithashtu tha se besimi, bashkëpunimi dhe uniteti është thelbësor në këtë krizë, ashtu siç ishte në Greqi 10 vite më parë. /Gazeta Express

LEAVE A RESPONSE