LAJME

Rama njofton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar Edi Rama iu përgjigj dhe pyetjes së ndjekësve të tij nëse do të zgjatet gjendja e fatkeqësisë natyrore – e cila u shpall më 24 mars dhe kishte një afat 30 ditor.

Kreu i qeverisë shqiptare u përgjigj shkurt se “Pa diskutim që gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet përtej datës 24 prill”, shkruan A2 CNN.

Ndër të tjera, kryeministri Rama njoftoi dhe ngritjen e një Task Force institucionale Anti-Covid që do të monitorojë zbatimin e protokolleve nga bizneset që pritet të hapen sot dhe ditën në vijim.

LEAVE A RESPONSE