LAJME

Ramush Haradinaj u reagon “Skifterëve” që e dogjën flamurin grek

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar, pasi dje në Prishtinë u dogj flamuri grek nga tifozët e Gjilanit

Derisa ekipi grek APOEL Nicosia po luante me Gjilanin për raundin e parë kualifikues, janë publikuar pamje në sheshet e Prishtinës, duke u djegur flamuri i Greqisë.

Haradinaj ka shkruar sot se respektimi i simboleve të popujve të tjerë është traditë e shqiptarëve.

“Duke ju uruar sukses skuadrave tona sportive e po ashtu edhe tifozërisë sonë të mrekullueshme, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim për dukuritë negative që nganjëherë ndodhin, e që nuk na bëjnë nder aspak. Populli shqiptar, ashtu siç dëshiron që të respektohen simbolet tona kombëtare, ashtu respekton edhe simbolet e popujve të tjerë. Djegia e flamurit grek, apo cilitdo flamur tjetër, nuk bën pjesë në traditën e shqiptarëve dhe besoj se ky do mbetet rast i izoluar dhe nuk do të përsëritet. Futbollistët tonë të shkëlqyer, i nderojmë me mbështetje e përkrahje në shumë mënyra, por jo duke i ofenduar të tjerët”, ka shkruar Haradinaj.

LEAVE A RESPONSE