Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka komentuar koalicionin LDK-VV dhe prishjen e shpejtë të tij.
Sejdiu në RTV Dukagjini ka thënë se prishja e koalicionit LDK-VV i ka rrënjët ne rivalitetin politik.
Ish-kryetari i LDK-së thotë se jetëgjatësia e shkurtër e koalicionit është pritur.
“Koalicioni i tanishëm i LDK-së ka qenë i lidhur shpirtërisht edhe më herët gjatë kohës që ka qenë marrëveshja me Vetëvendosjen…Mendoj se koalicioni i LDK-VV pak a shumë si puna e VLAN-it. LDK (në koalicion me VV) ka humbur gjashtë muaj të plotë për shkak të zotimeve që kishte marrë për atë koalicion dhe që ka ndodh. Ai ka qenë një dëm. Një dëm që ka humbur gjashtë muaj të rëndësishëm”, tha ai.
Sejdiu thotë se është një person që nuk e arsyeton një koalicion kaq të shkurtër LDK-LVV.
“Nuk besoj se ndikon për të fituar elektorat një veprim i tillë as nga ana e LDK-së”.
Megjithatë ai thotë se arsyeja e prishjes së atij koalicioni nuk ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme që u mbështet nga Veliu.
Megjithatë ai ka thënë se koalicioni i ri do të jetë në vështirësi t’i dërgojë përpara temat e mëdha.