LAJME

Shehu për News33: Zgjedhjet do të zgjasin tre ditë, ditën e parë votojnë të prekurit me Covid-19

Në një intervistë ekskluzive për News33.tv, nënkryetarja e Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu ka folur për anëtarin e KSHZ-së që kërkon opozita dhe për pastrimin e listës zgjedhore.

Mes tjerash ajo ka folur edhe për zgjedhjet e 15 korrikut. Shehu ka deklaruar se këto zgjedhje do të zgjasin tre ditë.

Shehu ka shtuar se në ditën e parë të zgjedhjeve do të votojnë personat që janë pozitiv ndaj Covid-19, në ditën e dytë sipas Shehut do të votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit. Shehu ka thënë se nuk ka ndonjë mundësi për manipulim të rezultatit.

“Ka një risi, kësaj rradhe do të kemi votim tre ditorë. Ky vendim është sjellur nga ana e Qeverisë nëpërmes dekreteve me forcë ligji. Do të votohet me 13, 14 dhe 15 korrik. Më 13 korrik do të votojnë të gjithë personat e prekur nga Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitiv dhe personat që ndodhen në vetëizolim. Është shtyrë edhe afati, zakonisht është votuar nga 07:00 deri më 19:00 tash votimi do të fillojë nga 07:00 deri në 21:00”, deklaroi Shehu.

LEAVE A RESPONSE