Kryetyari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, nëpërmes rrjetit social “Facebook”, ka informuar se edhe ai është i prekur nga virusi, Covid-19.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se edhe pse u ndërmorën të gjitha masat nga ana ime për mbrojtje personale dhe mbrojtje të njerëzve rreth meje, nuk arrita ta mbroj veten nga Covid-19. Sinqerisht shpresoj se virusin nuk ia kam bart askujt”, tha Shilegov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Shilegov më tutje shton se se ka rritje të temperaturës dhe se nuk ka nevojë për hospitalizim.
“Kjo është dëshmi se virusi nuk duhet të nënvlerësohet dhe se secili prej nesh duhet të ketë kujdes. Keni kujdes dhe ruani të tjerët rreth jush”, shkruan Shilegov.

