LAJME

Prej të mërkurës, ora policore në tërë RMV-në do të jetë prej 16, ndërkaq vikendi 24 orë

Maqedonia e Veriut prej të mërkurën do ta ashpërsojë lirinë e lëvizjes me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit korona, njofton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nëpërmjet profilit në Fejsbuk njoftoi se Qeveria ka marrë vendim që ora policore në vend, prej të mërkurën do të fillojë prej orës 16:00, ndërkaq do të mbarojë në ora 05:00 të mëngjesit.

Ashtu siç njoftoi Osmani, gjatë vikendit, ora policore do të jetë 24 orëshe, gjegjësisht do të fillojë të premten në ora 16:00, ndërkaq do të mbarojë të hënën në ora 05:00.

LEAVE A RESPONSE