LAJME

Shpërthejnë rastet: Në Indonezi gjejnë mutacionin e koronavirusit 10 herë më infektues se deri tash

Një mutacion shumë më infektues i koronavirusit është gjetur në Indonezi ndërsa rastet në këtë vend kanë shpërthyer si asnjëherë.

Vendi nga Azia jugore kishte raportuar 2 858 infeksione të reja ditën e diele, sipsa të dhënave nga ministria e shëndetësisë, ndërsa të shtunën ishte arritur rekordi prej 3 mijë e 208 rastesh.

Numri total i rasteve ishte 172 mijë e 53 me 7343 njerëz të vdekur, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

Mutacioni D614G i virusit u gjet në të dhënat e sekuencës së gjenomeve nga mostrat e mbledhura nga instituti, ka zëvendësdrejtori Herawati Sudoyo, duke shtuar se më shumë studime ishin të nevojshme për të përcaktuar nëse kjo qëndronte prapa rritjes së papritur të rasteve.

LEAVE A RESPONSE