LAJME

Shpërthimi i fuqishëm nga gurthyesi në Grejkoc, i terrorizon banorët

Të premten gjatë orës së pasdites banorët e fshatit Grejkoc të komunës së Suharekës, janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm që është kryer nga një gurthyes. Ky shpërthim ka ndodhur pa paralajmërim dhe kjo i ka frikësuar banorët, shkruan Gazeta Metro.


Të premten që e lamë pas, gjatë pasdites banorët e Grejkocit janë shqetësuar për një shpërthim të madh që ndodhi në kodrën e fshatit shumë afër shtëpive.

Këtë shpërthim e kreu një kompani gurthyes, i cili nuk kishte paralajmëruar fare se diçka e tillë do të ndodhë.

Gurthyesi gjendet në fund të rrugës “Plishi” dhe është shumë afër shtëpive të lagjes “Kicaj”.

Banorët janë shprehur të shqetësuar pas kësaj ngjarje dhe kanë thënë se gurthyesi duhet të gjej forma të tjera të operimit, e jo me mjete që i rrezikojnë ata.

Për këtë ngjarje kanë reaguar edhe partitë opozitare në Suharekë. ///gazetametro.net

LEAVE A RESPONSE