LAJME

“Shvercerat” në Ramazan: Ne jemi këtu, çdoherë që ju do të keni nevojë!

Nga sot e gjithë bota islame është future në ditën e parë të muajit të Ramazanit, muaj ky që zgjon solidaritetin dhe shton veprat e mira ndër popullatën.

Derisa sporti është në heshtje, shkaku u pandemisë së COVID-19, futbollistët po stërviten në shtëpitë e tyre, ndërsa tifozët nuk kanë patur shumë aktivitete.

Sot një ndër tifo grupet më të mëdha shqiptare “Shvecerat Shkup” kanë nisur iniciativë për të ndihmuar familje në nevojë me pako ushqimore.

Ata këtë e kanë bërë me një njoftim përmes faqes së tyre zyrtare në facebook, ku mes tjerash kanë shkruar:

“Të nderuar qytetarë të Shkupit, sot në ditën e parë të muajit të Ramazanit, disa nga anëtarët e tifo-grupit tonë po shprëndajnë disa pako ushqimore për familjet në nevojë. Ta fillojmë të buzëqeshur këtë muaj të Ramazanit dhe t’i ndihmojmë njëri tjetrit. Kjo kohë e vështirë pandemie do të kaloj dhe ne prapë do të takohemi në tribunë, e deri atëherë kujdesuni për veten dhe për të afërmit tuaj. Nga zemra ju urojmë muajin e shenjtë të Ramazanit! Ne jemi këtu, çdoherë që ju do të keni nevojë”! /Albsport.mk/

LEAVE A RESPONSE