Sot, secili kryeministër e ka më lehtë
Cilat janë katër “letrat” në anën kosovare të tavolinës së bisedimeve, të trashëguara nga Ramush Haradinaj, që ia lehtësojnë punën Abdullah Hotit, duke e bërë atë kryeministër të sukseshëm?
Shkruan: Halil Matoshi
Demokraci është pushtet i shumicës duke iu përmbajtë normës, për të cilën është pajtu një shoqëri politike, që nga Agora athinase e deri tek Parlamenti Europian. Dhe në suaza të kësaj paradigme, duhet kundru krijimin e shumicës së re në Kuvendin e Kosovës, që derivon pushtet ekzekutiv, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë jetëshkurtë Kurti.
Abdullah Hoti si kryeministër që ditën e parë në detyrë, do të jetë i sfiduar me menagjimin e Pandemisë dhe pasojave ekonomike e sociale të saj, dhe për këtë i duhet mbështeja jo vetëm e Kuvendit, por edhe një lojalitet e disciplinë qytetare.
Për me vazhdu dialogun dhe me mbrri një Marrëveshje për njohje të ndërsjellë me Serbinë, në kufijtë ekzistues, sot Abdullah Hoti me një Kabinet teknokratësh (ekspertë të fushave) është njeriu i duhun!
Pse?
Sepse e ka ShBA-në prapa.
Sepse është qytetar normal dhe politikan racional, shtetar i respektueshëm dhe me Raison D’Etat!
Sepse, Hoti, nesër i ka më vete katër letra të fuqishme, që i ka në duar katër letra me vlerë, që i ka ndajshtu në thelbin e sovranizimit të Kosovës Ramush Haradinaj:
1. Me tarifën 100% ndaj mallërave të Serbisë, e ka delegjitimu ndarjēn e Kosovës si opsion, për të cilin kishte lobu Serbia gati një dekadë, për ta kthy Kosovën më 16 shkurt! Por Haradibaj “ua dogji letrat” qarçeve që e shtynin përpara idenë: territor për njohje!?
2. Kryeministri Haradinaj ia doli që të marrë dritën jeshile nga Sekretari i mbrojtjës, James Mattis për themelimin e ushtrisë kosovare, si vlerë e shtuar faktorizimit të Kosovës në dialog, që në marrëdhëniet mes shteteve, quhet balancim i frikës; (Dhe, mos harroni, ushtria u bâ me ligj, e taksa ishte në fuqi!)
3. Haradinaj që nga takimi i parë dhe i fundit në Bruksel (2018) me Federica Mogherinin, nga tavolina e saj e hoçi dialogun dhe ia riktheu sovranit, megjithë mandatin e tij. Sepse, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kishte deviju në dialog pēr territore;
4. Haradinaj këmbënguli me konsistencë pēr përfshirjën dhe rolin prijës të ShBA-së në dialog, kjo u arrit, kur Presidenti Trump emëroi emisarin Special, Richard Grenell, ni Richard të dytë, për nga energjia dhe fuqia, sikur Më 199 Holbrooke!?
Prandaj me këto katër “letra” në tavolinë, Kosova nuk ka nevojë për ndonjë figurë mitike përballë Serbisë, nga ato legjendat e moçme shqiptare si zana e dragoj, por për qytetarë mirë të edukuar dhe mbi të gjitha, politikanë që përkasin, jetësisht e sinqerisht në rreshtin e ShBA-së dhe aleatëve europianë!
Kosovën nuk mund ta përfaqësojnë kinse filozofë performues, të shkollës antiestabilishment dhe anti NATO, së Naom Chomsky-t dhe pasuesve të tij devijantë në maoizëm, si Žiżek e nxënësit e tij të bindur ballkanikë, të cilët me populizëm ngrisin turmat kundër Amerikës, pas 30-vjet përkujdesje të saj për lindjën ni kombi, sipas doktrinës: ‘Nation Building’, të ideuar nga George Bush Senior.
Hoti përket me bindje në ata shtetarë rugovistë, që Republikën e Kosovës e shohin si projekt të përhershëm, kurse 17 shkurtin ideal, betim e thirrje besnikërie.
Letra e pestë, pra, do të jetë fronti i të gjithë atyre që kanë dashuri për Republikën!
Ramush Haradinaj duke mos shprehë vet asni lloj protagonizmi, i jep Qeverisë së re, sërish impulse të fuqishme, njerëzit ‘frontman-ët’ e tij të rinj e me integritet, t’pakorrumptueshëm e t’pa thyeshëm para sfidave, ekspertë t’kërkuem, me shkolla t’Perëndimit e përvojë në qeverisje, si Meliza Haradinaj, Selim Selimi e Besnik Tahiri, të cilët, sëbashku me kolegët e koalicionit, do ta bëjnë diferencën!
Edhe për të tre këta, është më lehtë, me Ramushin, në sfond, që ua pret furtunat!