Janë shpërndarë ndihma në veri Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri.
Ata biseduan lidhur me situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës, e së bashku vizituan edhe një lagje të pjesës veriore. “Pas këtij takimi, z. Sveçla së bashku kryetarin Bahtiri kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, respektivisht Lagjen e Boshnjakëve, ku kanë parë për së afërmi situatën në të cilën gjenden banorët e kësaj lagjeje.
Gjithashtu në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës janë shpërndarë mbi 400 pako ushqimore dhe higjienike për secilën familje në nevojë që jetojnë në fshatrat dhe lagjet e veriut, ku Komuna e Mitrovicës ka siguruar 305 pako, ndërsa pakot të tjerat nga Kryqi i Kuq i Kosovës.“, thuhet në komunikatën e MPBAP./21Media
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.