Analisti Valon Syla, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk dallon asgjë nga Lëvizja Vetëvendosje në aspektin e politikës së jashtme. Syla ka shkruar se AAK nuk dallon nga VV duke parë fjalorin e tyre politike gjatë këtyre ditëve që po e interpretojnë përfaqësuesit e tyre.
Ai tha se AAK po bënë disa ndryshime duke sjellë deklaratat dhe qëndrimet e vjetra.
“AAK në aspektin e politikës së jashtme nuk dallon asgjë nga VV’ja e Albin Kurti. Kjo po shihet nga fjalori i tyre politik. Rokadat që po bëhen kishe për ndryshime, duke e rrëzuar njërën, për ta sjellur tjetrën, po del se nuk është asgjë më shumë duke i rrëzu do rrena të vjetra, po i sjellim me do rrena të reja, ma të vjetra”, ka shkruar Syla.