Thaçi: Edhe kur po e lavdëroj Kushtetuesen po keqinterpretohet – ta lëmë Gjykatën të jap vendimin
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në përkujtimin e masakrës së Dubravës ka thënë se është duke e pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se siç tha ai edhe kur po e lavërdon këtë gjykatë për punën po keqinterpretohet.
Ai gjatë vizitës në Burgun e Dubravës kërkoi që ta lënë të qetë Kushtetuesen që të japë vendimin e saj, njofton Klan Kosova.
“Unë kam respektuar gjithmonë edhe kur më kanë pëlqyer edhe kur nuk më kanë pëlqyer fare, por sido që të jetë askush nuk është mbi Kushtetutën, mbi ligjet. Unë si president i vendit do të vazhdojë të respektojë gjithë mandatin tim që del nga Kushtetuta e Kosovës, në veçanti me garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve të vendit, duke përfshi këtu edhe Gjykatën Kushtetuese sepse mandati im nuk buron nga Gjykata Kushtetuese, por nga Kushtetuta. Ne duhet të mësohemi të respektojmë institucionet e pavarura, institucione këto që dalin përtej kornizave të interesit ditor politik apo egos personale të çdo kujt”, deklaroi Thaçi.
“Unë nuk dëshiroj të komentoj fare punën e Gjykatës Kushtetuese pasi edhe kur e lavdëroj edhe nga ata që po keqkuptohet po interpretohet në mënyrë të njëjtë – prandaj ta lëmë rehat Gjykatën Kushtetuese të punojë”.
Thaçi këto komente i bëri gjatë vizitë në nderim të shqiptarëve të vrarë në Burgun e Dubravës nga regjimi serb 21 vjet më parë.