Sot janë bërë 21 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës. Me ç’rast, Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderua gjithë pjesëtarët e policisë për punë dhe angazhimin e tyre të dhënë për këto 21 vite.Ai nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka publikuar një fotografi të policëve, ku mbishkrim ka falënderimin ndaj 10 mijë pjesëtarëve të policisë.
“21 vjet me Policinë e Kosovës. Faleminderit afër 10 mijë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të uniformuar dhe civilë, për punën dhe angazhim e tre në këto 21 vjet”, shkruhet në fotografinë e publikuar nga Thaçi.