Udhëtarët nuk mund të hipin nga dera e parë e autobusit, sepse shoferi ka izoluar hapësirën ku qëndron ai. Kështu shoferi po e mbron veten nga virusi korona, por masa të këtilla mbrojtëse nuk janë bërë edhe në pjesën ku qëndrojnë udhëtarët.
Fatbardha Curri, gazetare:
“Jemi duke udhëtuar me autobusin numër 20, por siç mund të na shihni edhe neve nuk kemi maska por shumë lirshëm mund të hipnim në këtë autobus. Nuk shohim asnjë masë të veçantë se di duhet të ruhet distanca në autobus, sepse nuk janë shenjëzuar vendet ku duhet të qëndrojnë udhëtarët”.
Disa udhëtarë tregohen të kujdesshëm, po mbajnë maska dhe distancë. Por ka nga ata që s’po mbajnë as distancë dhe as maskë.
Udhëtar:
TV21: A duhet të mbahet maska apo jo?
-“duhet”
TV21: Por vendose atëherë… nuk po mbani as distancë, a mendoni se duhet të mbahet distanca:?
-“Jo, nuk mendoj se duhet të mbahet distanca”
-“Unë mendoj se duhet të mbahet distanca”
TV21: Po ju pse po qëndroni afër njëra –tjetrës?
-“Sepse ne jemi shoqe”
Udhëtar:
-“Unë e mbaj që mos të më gjobitin. Për këtë e mbaj, sepse asgjë nuk kam”
Situata bëhet më problematike se ka autobusë që edhe po deshe, distancë nuk mund të mbahet. Për këtë, një udhëtar i moshuar thotë se duhet të ketë masa më rigoroze dhe të informohen qytetarët.
Udhëtar:
“Situata është e rrezikshme. Duhet të ndërmerren masa më rigoroze. Të ketë rend. Qytetarët janë në panik dhe nuk janë të informuar mirë”.
Për të zgjidhur këtë problem, në shtetet tjera kanë bllokuar ulëse dhe kanë vendosur dezinfektues në autobusë. Është kufizuar edhe numri i udhëtarëve. Se pse nuk po zbatohen masa të tilla edhe në Shkup, e pyetëm kryetarin Petre Shilegov.
“Istitucionalisht kur sjellim ndonjë masë dhe e fusim në fuqi, ne supozojmë se qytetarët do të bashkëveprojnë në atë proces. Nuk mund të vendoset sistem ku secilit njeriu do t’i ngjesim dhe ta kujtojmë se duhet të respektojë masat kryesore që lidhen me epideminë”, tha Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Nga Inspektorati sanitar – shëndetësor kanë njoftuar se kanë ingerencë të kontrollojnë se sa herë dhe kush kryen dezinfektim të autobusëve dhe nëse shoferët mbajnë pajisje mbrojtëse personale. Ata kontrollojnë nëse ka mjete dezinfektues në mjetet e transportit, por një gjë të tillë nuk e hasi askund ekipi i TV21. Por për të kontrolluar udhëtarët thanë se nuk janë përgjegjës.