Presidenti amerikan Donald Trump është kritikuar shumë për ndalimin e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, midis pandemisë globale të koronavirusit.

Filantropisti Bill Gates, një financues i madh i OBSH-së, tha ky veprim është “po aq i rrezikshëm sa tingëllon”.

Presidenti Trump tha të martën se OBSH kishte dështuar në detyrën e saj themelore, në përgjigjen ndaj koronavirusit.

Por kreu i OBSH-së tha se fokusi i vetëm i agjencisë është ndalimi i shpërthimit.

“Nuk ka kohë për të humbur”, tha Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në Twitter.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres tha se nuk ishte koha për të shkurtuar fonde për OBSH-në, e cila, sipas tij, është absolutisht thelbësore për përpjekjet e botës për të fituar luftën kundër Covid-19.

Trump ka akuzuar OBSH-në se ka bërë gabime vdekjeprurëse dhe se ka besim të tepruar drejt Kinës.

“Unë po e drejtoj administratën time t’i ngrijë fondet përderisa një rishikim është duke bërë për të vlerësuar rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në keqmenaxhimin dhe mbulimin e përhapjes së koronavirusit”.

SHBA-të janë financuesi më i madh i trupit global shëndetësor dhe i kishte dhënë agjencisë më shumë se 400 milionë dollarë në vitin 2019. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, i cili po financon trajtimin Covid-19 dhe hulumtimin e vaksinave, është financuesi i dytë më i madh.

Një vendim nëse SHBA-të do të rifillojnë dërgimin e fondeve do të merret pas rishikimit, për të cilin Trump tha se do të zgjasë 60 deri 90 ditë.

By admin

Leave a Reply