Vendi i parë në Evropë rihapi shkollat: Pamje që tregojnë fëmijët danezë që kthehen në bankat e tyre, me rregulla të reja
Fëmijët e Danimarkës janë rikthyer në bankat shkollore pasi vendi lehtësoi kufizimet e coronavirusit – duke u bërë i pari vend në Evropë që rihap shkollat.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore mirëpritën studentët që u kthyen sot, të cilët ishin fotografuar jashtë shkollave, duke qëndruar 2 metra larg njëri-tjetrit, për të ruajtur rregullat e distancës sociale.
Siç bëhet e ditur, shkollat ishin mbyllur që nga 12 mars në përpjekje për të frenuar numrin në rritje të vendit të rasteve të coronavirusit.
Rreth gjysma e komunave të Danimarkës dhe 35 për qind e shkollave të Kopenhagës janë duke u rihapur pas një lehtësimi të masave nga Mette Frederiksen, kryeministrja e Danimarkës.
Ndërkohë thuhet se të tjerët kanë kërkuar më shumë kohë për t’u përshtatur me protokollet shëndetësore që janë akoma në fuqi, megjithëse të gjitha pritet të rihapen deri më 20 prill.