Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, thotë se LDK dhe Vetëvendosje e kanë përdorur procesin e dialogut për ta goditur PDK-në, por kur janë vet në pushtet, kanë dëshirë të shkojnë të dialogojnë me Serbinë.
“Qytetarët e dinë dhe unë po e përsëris, kur bëhet fjalë për dialogun, qëndrimet e kësaj qeverie dhe qeverisë së kaluar, ndërrojnë sipas interesave. Kur janë në opozitë, i quajnë tradhtarë ata që shkojnë në dialog ndërsa kur vet vijnë në pushtet, nënshtrohen para Serbisë. Të nderuar qytetarë, LDK dhe VV procesin e dialogut e kanë keqpërdorur si mjet për pushtet dhe kundër oponentëve politikë, vecanërisht kundër PDK-së. E kemi ditur që nga fillimi se dialogu me Serbinë nuk sjell vota, madje PDK e ka paguar cmimin për këtë, por e kemi marrë përgjegjësinë që na takon duke qenë në qeveri sepse i kemi besuar miqve tonë, popullit tonë. E kemi ditur se nga ballafaqimi me Serbinë nuk duhet të fshihemi pas të tjerëve, port ë përballemi dhe të fitojmë si më 1999. Ky është dallimi mes PDK-së dhe të tjerëve, që në pushtet po bëhen të urtë”, ka thënë ai në Kuvend, përcjell Periskopi.
Veseli ka thënë se Avdullah Hoti e ka vendosur shtetin në pauzë, e Albin Kurti recitonte poezi, por takohej me Brnabiqin.