LAJME

“Vetëm Albin Kurti mund t’ia hajë kokën politike Hashim Thaçit”

Profesori Sulejman Mehazi, ka komentuar diskursin politikë që po zhvillohet në mes pozitës dhe opozitës, posaçërisht ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kuriti.

Ai në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se sa më shumë afrohet data e 29 majit protagonistët politikë pozitë e opozitë janë më nervoz e të padurueshëm, kjo më së shumti vërehet nga kritikat e shpeshta e shumë të ashpra të Presidentit Thaçit ndaj Albin Kurtit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 29 maj, Hashim Thaçin, mund ta çojë në pension politik, prandaj s’është i rehatshëm, i qetë, e i sigurt së bashku me Isa Mustafën e të tjerë. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos për Zgjedhje të Jashtëzakonshme Parlamentare atëherë merr fund karriera politike e Thaçit, Isës e të udhëheqësve e tjera politike të korruptuar në Kosovë. Në një prononcim të më parshëm, kemi thënë se vetëm Albin Kurti mund t’ia hajë kokën politike Hashim Thaçit e askush tjetër dhe kjo po ndodh me siguri”, ka përfunduar Mehazi.

LEAVE A RESPONSE