LAJME

“Vetëm katër xhiro”, futbolli në Maqedoni pritet të rinis, pavarsisht pandemisë (Video)

Në ditët në vijim, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, (FFM), pritet të ketë takime me ekipet nga kategoria e parë, që të merren masa për fillimin e sezonit, edhe pse Ministria e Shëndetësisë ende nuk i është përgjigjur kërkesës së “shtëpisë së futbollit” për mënyrën në të cilën ekipet do të fillonin stërvitjen.

Më 25 maj, UEFA duhet të merr planin nga FFM se si do të përfundojë sezoni i futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kjo datë është afati për një vendim përfundimtar.

 

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka kohë për tu luajtur i gjithë kampionati! Shkaku që FFM deri në mes të muajit korrik duhet të paraqesë skuadrat që do të luajnë në sezonin e ri në garat evropiane, që për klubet tona që na përfaqësojnë në këto gara fillon më 28 korrik.

Së paku do të duhen 3-4 javë ose 20 ditë që të ketë mini-përgatitje për ekipet që të kthehen në një formë sa optimale. Prandaj, ka dy skenarë për Ligën e Parë:

Skenari i parë është që kampionati të rifillon me 7 qershor, e që në këtë rast, do të luheshin vetëm 4 xhiro dhe do të përfundonte raundi i tretë i kampionatit. Kështu do të kemi 75% të kampionatit të luajtur dhe pa problem do të shpallej kampioni, si dhe do të mësoheshin skuadrat që do të eliminoheshin. Në këtë rast, do të luhen edhe ndeshjet e Kupës.

Dhe skenari i dytë është që kampionati të mbyllet këtu ku ka mbetur! Shumica e klubeve sigurisht që do ta mbështesnin një skenar të tillë. Kjo më së shumti u përshtatet 4 skuadrave të para dhe 4 skuadrave të fundit.

Nuk do të ketë ekipe që largohen nga liga. Vardari, Sileksi, Shkëndija dhe Renova do të luanin në Evropë. FC Shkupi do të presë rezultatin e ngjarjeve rreth licencës së Vardarit, në rast se nuk merr licencë, Shkupi edhe këtë sezon  do të luajë në Evropë. Struga Trim&Lum, Boreci, Rabotniçki dhe Akademija Pandevi nuk do të kenë frikë për mbijetesë.

Por gjithsesi për të mësuar gjithçka, duhet pritur ditëve në vazhdim takimet e radhës që do të kenë zyrtarët e FFM-s dhe ata të Ministrisë së Shëndetësisë dhe cilat do të jenë rekomandimet për vazhdimin e futbollit në vendin tonë.

LEAVE A RESPONSE