Nënkryetarja e Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Ditmire Shehu në një prononcim ekskluziv për portalin informativ, Neës33.tv ka deklaruar se koalicionit, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa nuk i takon anëtari që ata pretendojnë.
Shehu deklaroi se anëtarë nga KSHZ-ja u takojnë partive politike që kanë fituar më shumë vota.
“Më tepër vota në zgjedhjet e 2016-tës kanë fituar, LSDM-ja, BDI-ja të cilët janë pjesë e pushtetit dhe VMRO-ja me Lëvizjen Besa. Komisioni Shtetëror Zgjedhorë nuk u bën padrejtësi partive në fjalë, por ata nuk kanë të drejtë ligjore në bazë të Kodit Zgjedhorë”, tha Shehu për News33.tv
https://www.facebook.com/news33.tv/videos/264103334869777/
